Hapësire reklamuese

Politikë

Moti i keq në vendet mike mbyll Ambasadat Shqiptare: Na merrni në telefoni në raste emergjencash

Shkruar nga Newsbomb
Moti i keq në vendet mike mbyll Ambasadat Shqiptare: Na merrni në

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë njofton se për shkak të kushteve të vështira klimaterike dhe situatës së pandemisë, Ambasadat e vendit tonë do të kufizojnë dhe ndërpresin punën. Një shkak tjetër janë dhe kushtet e vendosura nga vet vendet mike.

Do të ketë kufizime apo ndërprerje të punës në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë. Në raste emergjencash, janë vënë në dispozicion disa numra kontakti për të gjithë shtetasit shqiptarë.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Jashtme:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe situatës nga pandemia Covid-19, do të ketë kufizime apo ndërprerje të punës në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë.

Në disa prej shteteve të përmendura më lart, kufizimet apo ndërprerja e punës vijnë edhe si shkak i vendimit të qeverive përkatëse, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia dhe kushtet e vështira klimatike.

Në raste emergjencash, lutem kontaktoni në numrat e posaçëm të përfaqësive diplomatike:

  • Stamboll: +905459461456
  • Ankara: +905449622617
  • Mynih: +4915237913997
  • Romë: +393420498192
  • Athinë: +306941658183

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet e angazhuar për t’ju përgjigjur qytetarëve në kohë reale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll