Hapësire reklamuese

Aktualitet

Moti i keq në vend, NDËRPRET procesin mësimor për 2 ditë ky Universitet

Shkruar nga Newsbomb

Si pasojë e motit të keq, ashtu si rrallëherë, mbarë qarku i Shkodrës është mbuluar nga dëbora.

Reshjet e dëborës janë të pranishme edhe në qytet ndërsa është parë e nevojshme ndërpreja e procesit mësimor në Universitet.

Kështu, Universiteti i Shkodrës sipas një vendimi të senatit, nuk do zhvillojë mësim sot e nesër. Shkak është bërë numri i ulët i studentëve nëpër auditore që duhet mbajtur parasysh se vijnë edhe nga zona të thella të malësisë.

Orët mësimore do të zhvillohen në ditët në vazhdim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese