Hapësire reklamuese

Rajoni

Moti i keq në Prishtinë, autoritetet shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Shkruar nga Newsbomb

Autoritetet e Prishtinës kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në kryeqytetin e Kosovës për shkak të kushteve të këqija të motit.

Reshjet e dendura të borës kanë bllokuar rrugët e Prishtinës, ndërsa borëpastrueset e kanë patur të pamundur ta çojnë deri në fund misionin e tyre. 

Ka qenë vet kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili ka dhënë alarmin e emergjencës. 

Njoftimi i Shpend Ahmeti për gjendjen e jashtëzakonshme:

Tetë kompani kanë qenë gjatë gjithë ditës në terren. Me disa prej tyre tash i kaluam të gjitha rrugët kryesore dhe ato janë të kalueshme. Kemi shumë kërkesa për rrugë dytësore. Sapo zhbllokuam disa rrugë në lagjen Qëndresa dhe vazhdojmë për pengesa në reuget dytesore në Tophane dhe Kodër Trimave.

Në orët e pasdites kemi ngritur gjendjen e gatishmërisë në gjendje të jashtëzakonshme. Do ti angazhojmë edhe dy kompani për fshatra sonte.

Të rreshurat janë ndalur përkohësisht dhe kjo na jep mundësi që të zhbllokojmë rruget kryesore në disa fshatra. Temperaturat shkojnë deri në -19 dhe në -19 kripa nuk kryn punë prandaj vetem e largojmë borën.

Ju lusin që vozitja të bëhet me kujdes dhe me pajisje dimërore. Ndërsa qendra e thirrjeve edhe më tutje është në 080012233, 080012244 dhe 080012255.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu