Hapësire reklamuese

Aktualitet

Moti i keq në gjithë vendin, ministria e Mbrojtjes: Punonjësit e Emergjencave Civile në terren

Shkruar nga Newsbomb

Moti i keq dhe reshjet intensive të borës kanë shkaktuar probleme në pjesën më të madhe të vendit. Ministria e Mbrojtjes thotë se Emergjencat Civile janë në gadishmëri për çdo situatë për t’u ardhur në ndihmë banorëve.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes, në terren janë shpërndarë punonjësit e Emergjencave Civile për të shmangur çdo incident.

Njoftimi i plotë:

Ju informoje mbi situaten klimaterike dhe gjendjen e emergjencave ne Prefektura dhe bashki deri aktualisht;
Jane kontaktuar te gjithe prefektuarat dhe rezultone se jane organizuar dhe funksionojne shtabet e emergjencave.
Prefekturat me problematike me prezence te shtuar debore dhe veshtiresi ne rruge jane, Korca, Gjirokastra, Shkodra/bashkia Puke, Dibra dhe Kukesi.
Ne akset kryesore nacionale nuk ka bllokim rrugesh, ndonese disa jane te detyrueshme te levizet me zinxhire.
Ministria e Mbrojtjes eshte ne kontakt te vazhdueshem me Autoritetin Rrugore, Policine e shtetit dhe prefekturat dhe te gjitha institucionet. Drejtori i pergjithshëm i Emergjencave Civile eshte nisur drejt Qafe Thanes per te inspektuar punen qe po behet atje.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu