Tirana
overcast clouds
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
23 %
3.6kmh
90 %
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Moti i keq mbledh Shtabin e Emergjencave në Elbasan, bllokohet qarkullimi në disa fshatra

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

be4f5294c35d1726030f9e51294cf07d

Moti i keq ka detyruar Prefektin e qarkut të Elbasanit, Klevis Xhoxhin që të mbledhë urgjentisht Shtabin e Emergjencave në Elbasan.

Prefekti kërkoi gatishmëri nga të gjitha institucionet, ndërsa kryebashkiaku Gledian Llatja raportoi se në qytetin e Elbasanit gjendja momentalisht është e qetë.

Probleme tha ai ka vetëm në disa akse dhe në disa fshatra si Gracen, Labinot, Mal apo Shushicë.

PREFEKTI MBLEDH SHTABIN E EMERGJENCAVE

Prefekti i Qarkut Elbasan, Klevis Xhoxhi, thirri në një mbledhje urgjente Shtabin e Emnergjencave, nisur nga situate e përkeqësuar e motit. Vetë Prefekti Xhoxhi i bëri një përmbledhje situatës në të cilën ndodhet Qarku, ndërkohë që kërkoi nga të gjithë institucionet gadishmëri maksimale dhe të jenë në shërbim të qytetarëve.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, pohoi se situate përgjithësisht në qytetin e Elbasanit është e qetë, ndërsa probleme raportohen në disa fshatra në Njësive Administrative Gracen, Labinot Mal apo Shushicë. Llatja dha edhe një njoftim të rëndësishëm për kopshtet dhe shkollat.

Për situatën e reshjeve në qarkun e Elbasanit, raportuan edhe drejtues të insitucioneve të tjera, të cilët e konsideruan aktualisht të qëndrueshme dhe kanë marrë të gjitha masat për ta përballuar, edhe pse në zona të thella paraqiten vështirësi, sidomos në disa akse rrugore.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img