Moti i keq ka goditur Siçilisë, duke shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme në qendra të ndryshme në provincën e Mesinës.
Një stuhi e fuqishme ka goditur Barcellona Pozzo di Gotto ku u regjistruan përmbytje në rrugë, që u shndërruan në lumenj. Zjarrfikësit janë angazhuar në ndërhyrje të ndryshme për të zhbllokuar personat e bllokuar në makinat e zhytura në ujë, të bllokuar në shtëpi dhe në një qendër tregtare.
Mbrojtja Civileka lëshuar alarm për motin e keq. Nga reshjet e shumta të shiut shtëpitë dhe nënkalimet janë përmbytur, duke izoluar kështu me dhjetra qytetarë.
Deri më tani ka disa dëme, por nuk raportohet për viktima, ndërsa autoritet janë në detyrë për të ndihmuar qytetarët.
#Maltempo #Messina, per le forti piogge sulla fascia tirrenica, da Novara di Sicilia a Milazzo, oltre 30 gli interventi svolti dai #vigilidelfuoco per soccorrere autisti in difficoltà e persone bloccate in casa. Operazioni in corso [#3dicembre 21:00] pic.twitter.com/gIegcK8lWj
— Vigili del Fuoco (@vigilidelfuoco) December 3, 2022