Hapësire reklamuese

Bota

Moti i keq godet Italinë, shënohen 3 viktima

Shkruar nga Newsbomb

Moti i keq ka prekur edhe shtetet fqinje me vendin tonë. Janë shënuar viktimat e para në Itali, ku të paktën 3 persona kanë humbur jetën.

Dy të moshuar u goditën nga një mur që u shemb si pasojë e erës së fortë, ndërsa viktima e tretë është një 45-vjeçar. Makina e tij u godit nga një pemë e rrëzuar në rrugë.

Era e fortë mbetet shqetësimi kryesor edhe për anijet në jug të Italisë.

Ndërkohë me një  ituatë emergjente po përballet edhe Greqia, ku dëbora ka mbuluar disa qytete në rajonin e Atikës. Stuhia ‘Oqeania’ e kanë quajtur meteorologët grekë valën e të ftohtit që ka sjellë temperatura deri në -10 gradë Celcius.

Sondazh

Poll