
Katër qytetarë kanë humbur jetën në Gjermani, si pasojë e motit të keq që ka pushtuar vendin ditët e fundit.
Mediet e huaja shkruajnë se mes viktimave është edhe një i mitur. Mësohet se katër qytetarët humbën jetën në aksidente rrugore, si pasojë e ngricave dhe dëborës.
Dy burra humbën jetën kur makina e tyre u përplas me një kamion në një autostradë në drejtim të Mynihut, njofton polica gjermane.
Lexo edhe: Dimri i ashpër ‘’gjunjëzon’’ Gjermaninë, anulohen qindra fluturime (VIDEO)
Një djalë 10 vjeçar mbeti i vrarë kur autobusi me të cilin po udhëtonte u përplas me një borëpastruese në malet “Ore” në juglindje të vendit. Ndërsa në jugperëndim të vendit në Baden-Wuerttemberg, një grua 57-vjeçare humbi jetën kur makina e saj u përplas me një autobus.
Në aeroportin e Mynihut, i cili qëndroi i mbyllur në pjesën më të madhe të fundjavës, fluturimet janë pezulluar sërish sot për shkak të akullit, ndërsa orari i fluturimeve mbetet i kufizuar.