Hapësire reklamuese

Aktualitet

Moti i keq, Emergjencat Civile: Ja zonat më problematike

Shkruar nga Newsbomb
Moti i keq, Emergjencat Civile: Ja zonat më problematike

Ministria e Mbrojtjes thotë se ekipet e Emergjencave Civile dhe efektivët e Forcave të Armatosura vijojnë angazhimin për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar, ndërsa thekson se nuk ka zgjerim të hartës së zonave të prekura.

Sipas njoftimit, në qarkun e Gjirokastrës po punohet për kthimin në normalitet të aksit rrugor që lidh qytetin e Gjirokastrës me fshatrat Karjan, Mingul dhe Gjat i bllokuar për shkak të reshjeve të dendura.

Ndërkaq, në qarkun e Korçës, po punohet për riparimin e urës që u dëmtua në fshatin Panarit. “Me vëmendje maksimale po ndiqet situata në qarkun e Dibrës dhe Lezhës, ku për shkak të reshjeve që vijojnë me intenstet të lartë ka bllokime rrugësh. Angazhim maksimal për të shmangur çdo rrezik për jetët njerëzore e gjënë e gjallë. Grupet e punës të OSHEE vijojnë të jenë në terren për eliminimin e defekteve dhe rilidhjen e energjisë në zonat e thelle”, thuhet në njoftim.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese