Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
81 %
0.5kmh
0 %
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
22 °
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

Moti i keq e shembi, banorët e Shishtavecit “masakrojnë” firmën ndërtuese për urën e re: Muri 4 metër, pa një kokërr fije hekuri

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ura që lidh Kukësin me Shishtavecin është shembur dy javë më parë, si pasojë e reshjeve të shiut, shkruan newsbomb.al. Banorët e 7 fshatrave Shishtavec, Novosej, Borje, Cernaleve, Oreshke, Kollovoz dhe Shtreze mbetën të izoluar.

Disa ditë më vonë, ARRSH njoftoi se kontraktorët ishin në terren dhe po merrnin masa për rehabilitimin e urës së Shtrezës. Dhe ashtu ka ndodhur, ura ka nisur të ndërtohet por banorët e zonës janë të pakënaqur.

Në rrjetet sociale, ata kanë “masakruar” me komente firmën ndërtuese “Marsi shpk”, duke thënë se nuk ka profesionalizëm. Komentuesit që janë dhe banorë të zonës, thonë se një mur i tillë me lartësi 4 metra po ndërtohet pa u lidhur me hekur.

“Qartazi duket cilësia aty, diku 4m lartësi muri pa 1 kokërr fije hekuri… mungesë totalitare e profesionalizmit… Më ndershmëri do ishte të bëhej mur Gabion”, komenton një banor.

“Ore aty ska armaturë hekuri. Si mund të bëhet një masiv betoni i pa armuar.. Aq më pak aty një ngarkesë betoni do ishte një ngarkesë tejet e pa nevojshme… Mungesë e tejskajshme profesionalizmi…”, thotë një tjetër.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img