Reshjet e dëborës kanë sjell problematika në Dibër. Nga dëbora prej disa ditësh njësia Lurë është e bllokuar.
Mësohet se lëvizja bëhet vetëm drejt Rrëshenit, por sërish me vështirësisë. Situata vijon e njëjtë prej 4 ditësh, ku trashësia e dëborës ka arritur në 40-50 cm.
Po ashtu, probleme raportohen edhe në Rrugën e Arbrit, konkretisht në By-Passin në qafen e Murrizit. Aktualisht borëpastrueset vijojnë punën për hapjen e rrugëve të bllokuara.