Hapësire reklamuese

Aktualitet

Moti i acartë/ Shihni si është bllokuar aksi Milot-Morinë nga dëbora e dendur (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Aksi Milot - Morinë

Mot i acartë ka përfshirë qarkun e Kukësit. Si pasojë e reshjeve të borës, ka pasur vështirësi në qarkullimin e mjeteve për shkak të ngricave.

Aksi rrugor Milot-Morinë është bllokuar, por borëpastrueset janë në terren për të bërë të mundur zhbllokimin e rrugës.

Po ashtu vështirësi në lëvizje ka pasur edhe në rrugën e Kombit, por rruga mbetet e hapur. Në tunelin e Kalimashit ka pasur prezencë të akullt.  

Autoritetet bëjnë thirrje që të shmangen udhëtimet e panevojshme në rrugë dhe drejtuesit e mjeteve të vendosin zinxhirë nëse duan të udhëtojnë në këto vende: Në zonën e Dajtit, në Fushë Labinot, në Qafë Plloç, në Pogradec, Korçë, Dibër, Kukës, Lezhë, Llogara e Qafë Muzinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu