Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Moti bën ndryshimin e menjëhershëm, çfarë ndodh me temperaturat sot

Shkruar nga Newsbomb
Moti bën ndryshimin e menjëhershëm, çfarë ndodh me

Gjatë ditëve të fundit vendi ynë ka qenë nën ndikimin e reshjeve të shiu dhe borës në zonat malore. Një ulje të ndjeshme të temperaturave kemi pasur në të gjitha qytetet e Shqipëirsë.

Ndërkohë, ditën e sotme, të enjten, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura por kryesisht në relievet malore në lindje.

Ndryshe nga ditët e tjera temperaturat ditën e nesërme do të pësojnë një rritje.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen

në zona malore 0 deri 13°C

në zona e ulëta 2 deri 21°C

në zona bregdetare 7 deri 20°C

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese