Hapësire reklamuese


Aktualitet

Mot me diell, por me temperatura të ulëta dhe ngrica

Shkruar nga Newsbomb
Mot me diell, por me temperatura të ulëta dhe ngrica

Ditën e sotme moti marashikohet i kthjellët dhe me diell. Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të ftohta e të thata me origjinë veriore.

Do të ketë një kalim vrentësirash në mesditë. Era do të jetë me drejtim nga veriume shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa në vijën bregdetare me shpejtësi deri 10m/s. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen në zonat malore -3 deri 9°C, në zonat e ulëta -1 deri 18°C si dhe në zonat bregdetare 5 deri 19 °C.

Për shkak të masave ajrore të ftohta e të thata vlen për tu theksuar dhe formimi i ngricave të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore në verilindje - juglindje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese