Mostrat e kokainës të marra në laboratorin e zbuluar në Xibrakë të Elbasanit do të analizohen në Gjermani. Ekspertët gjermanë, që mbërritën menjëherë në Shqipëri pas finalizimit të misionit të policisë, kanë marrë me vete kampione nga lënda e dyshuar narkotike.
Ekspertët do të analizojnë lëndën e dyshuar si kokainë në laboratorët e tyre për të përcaktuar nëse është apo jo kokainë, çfarë përqëndrimi ka dhe sigurisht se cila është origjina e saj. Dyshimet kryesore janë që droga vinte nga Kuba ose Bolivia.
Operacioni ‘’Xibraka’’ u krye nga policia shqiptare më 14 janar, një operacion në bashkëpunim me Prokurorinë Gjermane. Gjatë operacionit u arrestuan 11 persona, mes të cilëve nipi i ish-diktatorit Hoxha, Ermal Hoxha, Ilir Hyseni dhe vëllezërit Klement e Arjan Dalipi. Dy prej të arrestuarëve u liruan për mungesë provash, kursë të tjerët janë në ‘’Arrest me burg”.