Tirana
scattered clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
93 %
2.1kmh
40 %
Die
13 °
Hën
12 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
15 °
E diel, 5 Dhjetor, 2021
spot_img

‘Mosmirënjohësit le të shkojnë në ferr…’, Paloka për Ramën: Ja masat shpëtimtare që u morën nga zoti i shqiptarëve

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

bea04a5833f2dce6fbbb6f76ead95f75

Ish-deputeti demokrat, Edi Paloka ka ironizuar kryeministrin Edi Rama lidhur me deklarata e tij dhe masat që po merren për të përballuar situatën në të cilën ndodhet vendi prej Covid-19.

 

“Prej tij “shpëtuan” 18 mijë jetë shqiptarësh e u shpallëm dhe një herë fanar ndriçues në botë. Vetëm “zoti i shqiptarëve”, “odiseu” dhe “skënderbeu” i Surrelit pati gjenine ti zbulonte dhe t’ja dhuronte botes “masat” që siguruan mbijetesen e racës njerëzore në planet”, kështu e fillonm postimin e tij Paloka ndërsa më pas vijon me “masat” të cilat ironikisht sipas Patozit ishin “shpëtimtare”.

Postimi i Edi Palokës:

Jemi me fat qe e kemi…

Prej tij “shpetuan” 18 mije jete shqiptaresh e u shpallem dhe nje here fanar ndricues ne bote. Vetem “zoti i shqiptareve”, “odiseu” dhe “skenderbeu” i Surrelit pati gjenine ti zbulonte dhe t’ja dhuronte botes “masat” qe siguruan mbijetesen e races njerzore ne planet.

Ja dhe nje here masat shpetimtare

– VIRUSI te kap ne park apo ne shetitje ne mal, po nuk te kap po punove ne fasoneri

-VIRUSI te kap ne palester, po nuk te kap ne call center

-VIRUSI, nuk te kap ne banke, ne poste, ne market ushqimor; po te kap ne librari, ne restorant dhe market jo ushqimor

-VIRUSI nuk te kap deri 500 metra nga shtepia, po te fshin ne 501.

-VIRUSI nuk te kap kur je 24 ore me familjen ne shtepi, po te kap po nuk mbajte distance nga njerzit e familjes ne rruge.

– VIRUSI te kap po dole vetem me qenin ne rruge, po nuk te kap po dole te shperndash qese me Veline, deputetet socialiste dhe dhjete fotografe qe fotografojne ata dhe njeri tjetrin.

-VIRUSI nuk te kap ditet e javes, po te kap ne fundjave (tani qe te premten)

-VIRUSI dikur nuk te kapte deri ne oren 13.00. Tani nuk te kap deri ne oren 17.30. Po te kap pas kesaj ore.

-VIRUSI, perhapet nga emigrantet kur ata karantinohen me parate e shtetit, po nuk perhapet kur karantinohen me parate e veta tek hotelet e pushtetareve.

-VIRUSI i kap pensionistet ne dite jave, po nuk i kap kur takohen ne grupe te shtunen. Po ashtu ndodh me femijet, gjate javes i gjen virusi, por te dielen jo.

-VIRUSI te kap ne makine kur je me familjen, po nuk te kap kur makinen e mbush me kameramanet e bashkise qe filmojne “pornon e mjerimit”.

-VIRUSI te kap, (pavarsisht ores apo vendit, pavarsisht moshes apo seksit) ne se nuk ke marre leje tek e-Albania, po nuk te kap sapo e ke marre lejen.

Po cfare eshte me e rendesishmja;

VIRUSI behet vertete i rrezikshem ne se i kerkohet qeverise te anulloje PPP dhe te hedh ndonje euro per qytetaret. Prandaj “odiseu” ne kete pike nuk dorezohet; asnje qindarke nuk duhet prekur prej milionave te oligarkeve se perndryshe “nuk do te gjejme me vende per tu varrosur” e “kufomat tona do te kthehen ne ushqim per qente”

A nuk duhet te jemi mirenjohes, jo vetem per “gjenine” e tij por sidomos per humanizmin qe e karakterizon?!

Mosmirenjohesit le te shkojne ne ferr…

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img