Deputeti demokrat Tritan Shehu ka deklaruar se kuvendi ka shkelur rregulloren përsa i përket rezolutës për genocidin serb, pasi nuk është diskutuar brenda afatit nga koha e paraqitjes.
Sipas tij mazhoranca e ka shkelur rreguloren duke e kaluar për komision të jashtëm.
Ai u shpreh se të gjitha këto po bëhen për të mos sjellë në parlament atë rezolutë që bie ndesh me disa pazare që bëhen me Vuçiçin.
Shehu: Jeni në shkeje të rregulores. Kërkesa për mocion me debat për mocion për rezolutën për genocidin serb ka kaluar mbi dy javë dhe rregullorja e thotë se duhej diskutuar brenda tre ditësh nga koha e paraqitjes.
Së dyti Kemi kërkuar të marrim pjesë në konferencën e kryetarëve dhe nuk, jemi lajmëruar për këtë cështje. Rregullorja e thotë qartësisht për të marrë pjesë.
Shkelja e trete ajo kërkesë me mocion me debat nuk ka pse të kalojë në komisionin e jashtëm. Të gjitha këto akroballëqe për të mos e sjellë në parlament atë rezolute se bie ndesh me disa pazare që bëhen me Vuçiçin, nuk mund të preke rregulloren e parlamentit shqiptar.
Nuk është e drejta e askujt që të lejojë që ajo rezolutë të kalojë në komisionin e jashtëm. Kjo bëhet për të shtyrë këtë rezolutë se i djeg maxhorancë dhe kryeministrit dhe atyre që vazhdojnë pazaret me Vuçiçin.