Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
57 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
23 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Moska urdhër zyrtarëve rus: Hidhini iPhone-ët, Perëndimi ju vëzhgon

Lajme të ngjashëm

Zyrtarët e qeverisë ruse janë urdhëruar nga Kremlini që të ndalojnë përdorimin e iPhone-ve të Apple për shkak të frikës se pajisjet janë të cenueshme nga shërbimet e inteligjencës perëndimore.

Siç shkruan gazeta financiare “Kommersant”, Sergei Kiriyenko, nënkryetari i parë i administratës presidenciale, i ftoi zyrtarët të ndërrojnë pajisjet e tyre telefonike deri më 1 prill.

“Gjithçka ka mbaruar për iPhone: ose hidheni ose jepjani fëmijëve. Të gjithë duhet ta bëjnë këtë deri në fund të marsit”, ka thëmë Kiriyenko.

Nga ana e tij, megjithatë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov pohoi se nuk mund të konfirmonte publikimin përkatës dhe shtoi megjithatë se telefonat inteligjentë nuk mund të përdoren për çështje zyrtare.

“Është e qartë se telefonat inteligjentë, sido që të jenë, nuk mund të përdoren për qëllime zyrtare… këtu nuk ka asnjë ndryshim. Çdo smartphone është një mekanizëm mjaft transparent, kështu që nuk ka rëndësi se cili sistem operativ është Android apo iOS ”, vuri në dukje Peskov, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.


Më shumë