Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mosdekretimi i Gent Cakajt, reagon ish-ministrja e Jashtme e Kosovës: Përshëndes vendimin kombëtar dhe vizionar

Shkruar nga Newsbomb

Ish ministrja për dialog me Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar pas refuzimit të presidentit Ilir Meta për të dekretuar Genti Cakajn në postin e ministrit të Jashtëm.

"E përshëndes vendimin kombëtar dhe vizionar të Presidentit të Shqipërisë në mbrojtje të kufijve të Kosovës. Ai sot nuk dekretoi një kandidate për ministër të jashtëm që ishte pro prekjes së kufijve, të nominuar qëllimshëm dhe me djallëzi nga kryeministri Rama", shkruan Tahiri.

Kreu i Shtetit shprehet se posti i minsitrit të Jashtëm është një ndër më të rëndësishmit në qeveri dhe argumenton se Cakaj nuk ka përvojën dhe aftësitë e duhura.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.