Qindra protestues, mbështetës të liderit të protestave në Armeni, Nikol Pashimyan iu përgjigjën thirrjes së këtij të fundit për mosbindje civile, duke bllokuar rrugët kyçe dhe ndërtesat qeveritare, raporton agjencia e lajmeve BBC.
Ai ka drejtuar protestat antiqeveritare që çuan në dorëheqjen e Serzh Sargsyan pas 10 vjetësh në pushtet.
Pashinyan kërkoi një grevë të përgjithshme pasi deputetët e maxhorancës nuk pranuan ta zgjidhnin atë si kryeministër të përkohshëm.
Kryeqyteti u bllokua nga makinat ndërkohë që demonstruesit ndaluan trafikun dhe bllokuan rrugën drejt aeroportit kryesor.
Turistët lanë mjetet dhe mbajtën në krah valixhet, stacionet e metrosë në Yerevan u mbyllën si pjesë e mosbindjes civile, mësuesit dhe studentët ishin ndër pjesmarrësit kryesorë në protestën e ish-shtetit sovjetik me 2.9 milionë banor, një aleat i afërt i Rusisë.
Sargsyan la presidencën muajin e kaluar pas 10 vitesh në pushtet dhe u zgjodh kryeministër nga Parlamenti që kontrollohej nga partia e tij Republikane.
Pas një referendumi me shumë parregullsi në 2015, Armenia kaloi pushtetet nga presidenti te parlamenti. Ndërsa Parlamenti pritet të zgjedhë kryeministrin në datën 8 maj, vendi po kalon një krizë të jashtëzakonshme.
Po kush është Nikol Pashanyan? Djali i një mesuesi sporti, Pashinyan doli në dritë në 1995 kur filloi të shkruajë për korrupsionin qeveritar.
Ai krijoi një gazetë tre vite më pas dhe mori rolin e kryeredaktorit në gazetën me më shumë kopje të shitura, ku kritikonte qeverinë e presidentit Robert Kocharyan dhe më pas Sargsyan.
Kur Sargsyan u zgjodh president në 2008, Pashinyan ishte ndërmjet liderëve të protestës që përfundoi në dhunë e ku vdiqën 10 persona. Në këtë pikë, ai u fsheh, por u dorëzua te autoritetet një vit më vonë.
I burgosur për vitin e mëpasëm dhe me akuzën për organizimin e protestave massive dhe vrasje, ai u amnistua në 2011.
Në 2012, u zgjodh për herë të parë në parlamentin armen. Ai argumentoi se vetëm ai mund të bënte zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kritikët e akuzojnë për kaos në rrugë dhe vënë në pikëpyetje aftësinë e tij për të qenë kryeministër.