Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
20 %
2.1kmh
0 %
Pre
36 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Mos u ushqe me iluzionin se duke mbledhur ata tufa me 2 gishta do marrësh më shumë vota”, Rama thirrje publike Bashës: Frenohu, këto dalje janë shumë dëmtuese

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2226164eaad7ae58e081ce744b83d520

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kandidatët në Fier, ka sulmuar edhe një herë kreun e PD-së, Lulzim Basha për takimet elektorale që ai po zhvillon.

Ai i ka bërë thirrje Bashës që të frenojë këtë dalje duke thënë se këto takime po pengojnë përpjekjen e gjatë një viti për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Rama ndër të tjera tha se nëse partitë dëshirojnë një numër më të lartë të pjesmarrjeve në takime (10 lejohen për shkak të kufizimeve anti-Covid) atëhere mund t’i drejtohen autoriteteve.

“Dua ta filloj dukje shprehur keqardhje që në një kohë kur të gjithë duhet të jetë të ndërgjegjshmë e mbi të gjitha ata që kanë përgjegjësi publike duhet të jenë shembull në respektimin e këtyre rregullave po bëhet një shfaqje rutinë shkelja e rregullave iskenimi i një spontaniteti duke mbledhur njerëz ngjitur e ngjitur me medemek për të përshëndetur karvanin e fitores imagjinare.

S’kanë për ta marrë sepse shqiptarët nuk duan më të eksperimentojnë rikthimin e PD në pushtet dhe se të çfarë PD të një PD që është e përfaqësuar nga skuadra më e keqe më e dobët më absurde e 30 viteve.

Është për të ardhur keq që ndërkohë që sfida e sidave një sfidë edhe më e madhe sesa fushata elektorale sesa zgjedhjet sesa të gjitha partitë së bashku që është sfida e kapërcimit të hendekur hapur sot e një vit me hyrjen në Shqipëri të armikut të padukshëm po sabotohet po përçmohet po pengohet në përpjekjen e përbashkët për ta fituar thjeshtë dhe vetëm interesi politik i një pale që ka përfaqësuar përfaqëson dhe do të përfaqësojë pakicën.

I bëj thirrje publikisht Lulzim Bashës dhe opozitës që të frenohen, se janë shumëdëmtuese ç’edukuese të pamoralshme në këtë fushë beteje ku ne jemi një dhe populli është i gjithi i interesuar sepse virusi nuk njeh të majtë dhe të djathtë asnjë nga ata dallime që janë të jetës tonë të përditshme. Nga ana tjetër të mos ushqehet me iluzionin se duke mbledhur ata tufa me 2 gishta të marrë ndonjë votë më shumë është komplet absurde dhe dëm i madh.

Nëse është nevoja për të zgjedhur më shumë. Këtë nevojë ta adresojnë së bashku duke ju drejtuar autoriteteve, pasi ne nuk kemi problem, pasi ne mund të shkojmë në 25 prill me vetëm 10. Por dua tu bëj thirrje shqiptarëve të mos jenë toleratë në këto shfaqe,” tha Rama ndër të tjera.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img