Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nga foltorja e Kuvendit iu drejtua me tone të ashpra ministreve të reja Anila Denajt dhe Besa Shahinit.
Kryemadhi e akuzoi fillimisht Denajn se i ka bllokuar buxhetin bashkisë së Skraparit. Ndërsa më pas iu kthye keq edhe ministres së Arsimit, Besa Shahini, duke i kërkuar asaj të mos sillet si halabake rrugësh. Lidhur me këtë Kryemadhi iu referua largimit nga Komisioni i Edukimit të ministres ditën e djeshme.
"Edhe një gjë tjëtër zonja ministre, (Denajt) Bashkisë së Skraparit i keni bllokuar buxhetin. Bllokoni rrogën kryetarit, por jo bukën qytetarëve. Shkurtoni administratën e bashkisë, nuk ka asnjë lloj problemi, por bukën e fëmijëve të fukarenjvë në kopshte dhe cerdhe mos guxoni ta bëni se do përgjigjemi shumë keq. Nuk ka më përballje politike me monstra që përdorin pushtetin politik për interesa personale. Zhbllokoni buxhetin e kopshteve dhe merrni përgjegjësitë tuaja si ministre. Nga ana tjetër zoti kryeyar i kuvendit, kësaj zonjës këtu që nuk e di ku ka shpinë, (Shahini) mësoi që ka rregulla. Të mos sillet si halabake rrugësh që e kthejnë Parlamentin në institucione orgjish. Ki kujdes se nuk do të të falin gratë e parlamentit dhe ato jashtë', tha Kryemadhi.