Tirana
broken clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
68 %
0.5kmh
75 %
Mër
19 °
Enj
21 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Mos u gënjeni nga dielli, Shërbimi Ushtarak: Sot pasdite priten reshje shiu e shtrëngata, në lartësitë mbi 800m do ketë dëborë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash mesatare deri dhe të dendura.

Vranësirat do të bëhen më tepër prezente gjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Në momentin e zhvillimit të vranësirave, do ketë dhe reshje shiu të herëpashershme por me intensitet të ulët dhe lokalisht në kohë afatshkurët në formë shtrëngatash. Në relievet malore në lartësitë mbi 800metër do ketë reshje të dobta dëbore.

Era parashikohet të fryjë nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 3-8m/s ndërsa hera-herës era e vrullshme deri në 15-18m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre si dhe zonat luginore.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -3°C deri në 7°C;

zonat e ulëta 0°C deri në 12°C;

zonat bregdetare 3°C deri në 12°C.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img