Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
90 %
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
Mër
4 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

‘Mos u bëni qesharakë dhe të poshtër’, Rama: Detin do e falte Saliu me Lulin dhe Ilirin, Monikën nuk e akuzoj se s’kishte lopata në atë kohë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

adf16f8cbe2072df229c591d846db03b

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka folur për disa çështje që pritet të marrin zgjidhje në këtë sesion parlamentar.

Ai tha se shumë shpejt do të ketë një ligj për Presidentin, që ka të bëjë me kompetencat e kreut të shtetit dhe do të jetë gati drafti për emërimin e anëtarëvetë Gjykatës Kushtetuese.

“Një tjetër aspekt i rëndësishëm që u prek pothuajse nga të gjithë dhe që ka të bëjë me rekomandimet e Venecias, është për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Duhet të bëjmë një draft konkret dhe duhet një harmonizim me partnerët që ndjekin hap pas hapi Reformën në Drejtësi dhe t’i japim fund situatave absurde dhe shumë të dëmshme.

Është koha të shtyjmë përpara draftin për ligjin për Presidentin e Republikës, që është zhdukur shumë herë dhe ka ardhur koha që të ketë një ligj për Presidentin. Besoj që ka eksperienca plot dhe nuk ka nevojë ti shpikim, por t’i marrim dhe t’i analizojmë që të kemi një ligj që është i nevojshëm dhe i munguar në gjithë këto vite.

Pika tjetër që duhet të meritojë vëmendje nga Parlamenti është projekt-buxheti i ri ku mund të adresojmë shumë nga ato tema që adresohen shpesh por në mënyrë spekulative dhe propagandistike. Kam parasysh edhe nevojën për të adresuar pagat e mjekëve dhe mësuesve, që në këtë fazë kanë nevojë ekstra për shkak të vështirësive nga pandemie dhe i kemi mundësitë që për mjekët të kemi një rritje pagash si asnjëherë në këto 30 vite”, tha Rama.

Ndërkohë Rama është ndalur gjatë te çështja e Kosovës dhe e detit, ku është shprehur se marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës nuk është diçka e re, por janë tema të diskutuar edhe më parë mes dy vendeve.

“Bashkohem me atë që shprehu kryetari i Kuvendit në lidhje me marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës. Ishte një moment shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy shteteve, ishte e rëndësishme që u bë edhe njohja e Kosovës nga Izraeli. Por marrëveshja s’ka asgjë të re, janë tema të stërdiskutuara dhe e them këtë për një arsye shumë të thjeshtë, për të kuptuar sa shumë kohë kemi humbur ne si shqiptarë në raport me atë që sjell marrëveshja.

Humbja e kohës nga patriotizmi fals dhe nga një luftë imagjinare me një fqinj që ishte dje armik dhe sot është një fqinj me të cilin shqiptarët kanë llogari të hapura për të adresuar, por nuk mund t’i adresosh duke bërë sikur je në luftë. Të mos e pranosh sofistikimin që sjell paqja do të thotë të jesh ose i paaftë për të drejtuar, ose cinik në raport me popullin tënd”, u shpreh ai.

Ndërsa për detin ai u shpreh se Berisha, Basha dhe Meta ishin gati dhe firmosën që t’ja falnin Greqisë, por Gjykata Kushtetuese nuk i lejoi, ndërsa shtoi se Monika Kryemadhin nuk e fajëson pasi nuk kishte gjë në dorë.

“Ajo që mbetet mbresëlënëse është se qorr-shurdhëria e atyre që i kanë sytë, veshët dhe mendjen, është ajo që po e dëmton Shqipërinë. Dëgjova njërin që bërtiti “nuk e lëshojmë detin ne”. Nuk e pashë se ishte me maskë por dua t’i them që edhe po të duash ta lëshosh s’ke asnjë mundësi, dhe mos u bëni qesharakë dhe të poshtër.

Ata që nxisin këto në vend të punojnë për popullin, e përdorin popullin. Nisen me varka mono për të mbrojtur detin në mes të diellit duke i rënë lopatës sa majtas-djathtas dhe dalin në deklarata të veshur me kostum për të mbrojtur detin. Kë det po mbrojnë? Keni para gjë që iku deti? Deti aty është.

Nëse qeveria firmos marrëveshjen, ka një autoritet që duhet ta miratojë, që është Presidenti i Republikës, që nuk e di pse është futur në këtë pozicion. Pastaj ka një tjetër autoritet që është gjykata Kushtetuese, pastaj ka edhe një autoritet tjetër që është Parlamenti i Shqipërisë. Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Iliri, se Monika s’kishte lopata në atë kohë e bënë marrëveshjen zyrtare. E bënë me firma dhe me vula. E firmosi me buzëqeshjen më të gjatë që kam parë unë nga Lulzim Basha, buzëqeshje me milje të panumërueshme.

Ka dalë Ilir Meta e ka mbrojtur me gjithë peshën e tij në qeveri dhe fizike, ishte dyfish në atë kohë. Ne nuk kemi çuar në Gjykatë Kushtetuese thashetheme, sepse vetëm në Shqipëri dhe Kosovë mund të ndodhë kjo. E çuam në Gjykatën kushtetuese dhe nuk e bëmë pazar peshku, dhe GJK e quajti marrëveshje që cënon interesat kombëtare.

Që ta dini ju, s’ka asnjë hapësirë fizike ku gjendet hapësira ndarëse mes Shqipërisë dhe Greqisë. E drejta e 12 miljeve është për të gjitha vendet dhe çdo vend që ka mundësi mund ta bëjë këtë. Aty ku nuk ekziston, shtetet negociojnë. Ne nuk jemi në negociata qysh prej ndërrimit të qeverisë greke. Nuk ka marrëveshje o shqipe”, tha kryeministri.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img