Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Mos të kishte ardhur policia do ishin vrarë”, si ndodhi konflikti mes familjeve në Berat, kush janë 3 vëllezërit që tentuan t’i marrin pistoletën efektivit që u plagos

Shkruar nga Newsbomb
“Mos të kishte ardhur policia do ishin vrarë”, si ndodhi

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Berat në lagjen “Dëshmorët e Kombit. Pasi salla e shërbimit mori një raportim për një sherr mes dy familjeve, nisi një patrullë me 4 policë.

Policia sqaron se sherri në lokal ka nisur mes disa familjarëve, dhe në momentin e ndërhyrjes së policisë, tre vëllezërit e përfshirë në konflikt kanë dhunuar dhe kanë tentuar t’i marrin armën e shërbimit njërit prej punonjësve të policisë. Si pasojë e kësaj arma ka kryer qitje të pavullnetshme dhe është plagosur në këmbë efektivi i policisë.

Tre vellezërit që e dhuanuan dhe tentuan ti marrin armën janë Gerald Marini 38 vjeç, Marjus Marini 42 vjeç dhe Arjan Marini  40 vjeç. Policia që u plagos u ofrua që të shuante sherrin mes dy familjeve Mema dhe Marini në ambientet e një marketi.

Në një prononcim për FaxNews kunati i personit të përfshirë në konflikt nga familja Mema u shpreh se ishte pikërisht i afërmi i tij ai cili njoftoi policinë, pasi tre vëllezërit Mema kishin shkuar në marketin ku punonte dhe kishin goditur me grusht atë dhe i kishin çarë kokën me gurë bashkëshortes.

Kunati shprehet se most ë kishte ardhur policia do ishin vrarë. Tre vëllezërit Marini u shoqëruan në komisariat.

“Kishin ardhur këtu brenda dhe kishin goditur me grusht kunatin, dhe e kishte çarë në qafë, kunata u ça në kokë me gurë. Ne jemi me mbiemër Mema. Sherri ishte me familjen Marini. Kunati njoftoi policinë dhe u fut brenda, pse do vritej me ata. Kunata 33-vjeç u godit me gurë. Mos të kishte ardhur policia do ishin vrarë. Erdhën që andej me kaçavidë dhe hyrën në dyqan”, tha Marini.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese