Tirana
scattered clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
3.6kmh
40 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

‘Mos t’a shoh bojën, dil këput qafën jashtë, b*th m*t’, si reagon babai shqiptar kur i gjen djalit drogë në xhep (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Si do të reagonin prindërit shqiptarë nëse i gjejnë djalit kokainë në xhep. Këtë kanë dashur të tregojnë dy djem, me anë të një rrengu të filmuar në një familje shqiptare që jeton në Angli.

Dorian Hysaj dhe Klediani kanë publikuar në kanalin e tyre në You Tube, videon e rrengut që i kanë bërë babait të Dorianit.

Në videon e publikuar, djemtë shpjegojnë se nëna është në dijeni të lojës dhe do t’i ndihmojë për të parë reagimin e babait.

Në video shihet më pas se babai i Dorianit është shtrirë në divan, në momentin që në dhomë hyn nëna dhe e pyet të birin se çfarë është kjo që ka në xhep.

Në atë moment, ai çohet direkt nga gjumi me një fytyrë tepër serioze. Doriani mundohet të justifikohet se lënda narkotike nuk është e tija, por po e mban për një shok.

Por, ky justifikim nuk pranohet nga i ati i tij, i cili reagon menjëherë i xhindosur.

“Ku i more? Ça shoku? A je budall a? Dil këput qafën jashtë.. B*th m*t..”, i thotë atij i ati, ndërsa mundohet ta nxjerrë me forcë jashtë shtëpisë.

Kur situata bëhet më shumë serioze seç duhet, i riu i tregon të atit që ishte thjesht një lojë, ndërsa fillojnë të qeshin.

Më shumë

spot_img