Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
43 %
3.1kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

“Mos shkonte të votonte me dy gishta lart”, Duma: Berisha duhet të fliste pas zgjedhjeve dhe jo tani, është duke i mashtruar demokratët për nevoja personale

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka thënë se demokratët të cilët i janë bashkuar “Foltores” janë gënjyer nga ish-kryeministri Sali Berisha për nevoja personale të tijat.

Duma u bëri thirrje të gjithë demokratëve që mundin e tyre mos ta çojnë dëm dhe është e paarsyeshme të ndjekësh sot arsyet dhe nevojat personale të dikujt , teksa shtoi se Berisha nëse kishte pakënaqësi ndaj kryetarit të partisë duhej të fliste pas zgjedhjeve dhe jo tani.

“Jemi në situatën që ndasitë duken se nuk gjejnë gjuhën e kompromisit. Unë u jam drejtuar demokratëve të mos përçahen në jetën e tyre. Çfarëdo lloj vijimi të jetë jeta politike do vijojë personalisht. Pas një kohe do i kujtohet se kush njerëz i kanë folur sinqerisht. Demokratët duhet të tregohen të mençur për veten e tyre.

Kryetari i partisë ka marrë një vendim për ta forcuar PD-në dhe për ta sjellë në pushtet.  Është e paarsyeshme sot të ndjekësh nevojat personale të dikujt. Basha është institucioni i partisë, ka mbajtur ekuilibra përtej eficencës. Më thërret qartësia që në politikë jemi gjatë. Familja demokratike janë demokratët që unë them që i dalloj në sy nga socialistët, familja e atyre njerëzve që kanë kaluar ato çfarë kanë kaluar dhe të shikojnë përpara mos të merren me hakmarrje.  Demokratët e kanë falur shumë herë lidershipin e partisë. Tani lidershipi politik nuk mund t’i drejtohet demokratëve përccahuni. Ai që e bën këtë duhet t’i rëndojë shumë. Ata që shkojnë në Foltore janë të gënjyër nga Sali Berisha.

Nëse si do të kishte për të thënë diçka për demokracinë e brendshme, Sali Berisha duhej ta bënte pas zgjedhjve, kur zgjedhjet per kryetar partie nisën. Mos të shkonte të votonte me dy gishta tek kutia e votimit. Vendimi i Bashës për Berishën nuk është ccështje e demokracisë së partisë. Nëse Berisha do të ishte në vendin e Berishës, pavarësisht se kush do të ishte ai person do ta kishte përjashtuar brenda momentit.

Sot Berisha flet në emër të humbjes jo të demokracisë. Berisha nuk e zbuloi personalitetin e Lulzim Bashës. Nëse është dikush që duhet t’i kërkojë llogari është rekomandimi i Sali Berishës për Lulzim Bashën. Unë nuk kam dëgjuar t’i thotë Lulzim Bashës jep dorëheqjen. PD dhe asnjë parti në Ballkan nuki mundet në këtë realitet politik të fitojë asnjë palë zgjedhje nëse është me SHBA-të kundër”- tha ajo.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img