Tirana
scattered clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
32 %
6.2kmh
40 %
Mar
10 °
Mër
9 °
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
10 °
E martë, 31 Janar, 2023

“Mos shani të vdekurin”, Ahmed Kalaja për Kastriot Myftarajn: U bë shembull për tallësit e islamit! Mos u lutni për rahmet se ju bëj BLOCK

spot_img

Lajme të ngjashëm

Hoxhë Ahmed Kalaja ka reaguar pas vdekjes së gazetarit të njohur Kastriot Myftaraj, duke e quajtur si një tallës i Islamit që kishte bërë thirrje për gjenocid ndaj myslimanëve shqiptarë.

Hoxhë Kalaja thotë se i vdekuri nuk lejohet të shahet, megjthatë paralajmëron ndjekësit në rrjetet sociale të mos shprehin ngushëllime, pasi do t’i bllokojë.

“Zotin e kam dëshmitar që e besoja se do jetë shembull për tallësit me fenë para tij”, shprehet ndër të tjera Ahmed Kalaja.

Kujtojmë se Myftaraj ishte kontravers mes besimtarëve myslimanë, pasi shpesh herë kritikonte kulturën islame si të pavend në Shqipëri, madje ai kishte paditur librin e Kuranit në prokurori, me akuzën e “nxitjes së dhunës”.

Reagimi i Ahmed Kalasë:

I mbeti ëndrra pa realizuar…

Lajm i darkës së Arafatit quhet ky…

Zotin e kam dëshmitar që e besoja se do jetë shembull për tallësit me fenë para tij.

Ky ka bërë thirrje për gjenocid ndaj muslimanëve autoktonë shqiptarë, se duhet të arratisen ne Turqi a arabi?!

Madje ligjëronte çdo lloj forme spastrimi ndaj tyre…

Madje kishte kallëzuar Kuranin në prokurori…

Nuk lejohet të shahet i vdekuri prandaj mbajeni veten se tregon mungesë niveli por mund të bëni dua alejhi!

Ej se mos lutet ndonjëri për rahmet, apo na thotë ngushëllime se do pësojë, BLOCK!

Paralajmërim kam frikë se edhe “Lëpirsi” që merret me Kuranin do të ketë të njëjtin fat!

Më shumë


spot_img








spot_img