Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
64 %
2.1kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
18 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

“Mos raportoni më te ai”, plas keq në LSI, Luan Rama e pranon mesazhin e Petrit Vasilit për strukturat: Nuk merrem me…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Në LSI kanë filluar prej kohësh përçarjet, që para fushatës me largime masive të eksponentëve që nuk ishin fare pa gjë. Mesa duket problematikat vijojnë, e tani më shumë, pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Një mesazh që ka dërguar nënkryetari tjetër i partisë, Petrit Vasili është zbardhur nga mediat, mesazh në të cilin thuhet se strukturat nuk duhet të raportojnë më te Luan rama. Sakaq, ky i fundit ka reaguar duke pranuar ekzistencën e këtij mesazhi.

Luan Rama duket se ka vendosur të injorojëkëto lëvizje nga partia e tij, pasi në përgjigje shprehet se e gjithë vëmendja është përqendruar tek zbardhja e të vërtetës së zgjedhjeve. Mesazhin e dërguar strukturave të LSI, Luan Rama e quan “praktikë okulte të neveritshme”.

“Duke e mirëkuptuar “vëmendjen” tuaj profesionale teksa më ftoni përmes pyetjeve që më keni dërguar që të jap një intervistë për Dritaren tuaj pas publikimit të një mesazhi për mua krejt të pavlerë, e gjej me vend t’ju shpjegoj se nuk kam asnjë ngasje të merrem me praktika të tilla okulte e të shëmtuara deri në neveri, pasi shëmtia dhe neveria janë të vetëmjaftueshme e asnjë koment mbi to nuk ka vlerë. E gjithë vëmendja ime jo vetëm politike, është e fokusuar tek zbardhja e të vërtetës së zgjedhjeve, përmes rinumërimit dhe rivlerësimit transparent të çdo vote e shqyrtimit të çdo fakti që provon manipulimin, mashtrimin dhe tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësve, pasi qytetarët shqiptarë duhet ta mësojnë të vërtetën e asaj që ndodhi para dhe gjatë 25 prillit”, ka thënë ai për “Dritare.net”.

60917ed049b50 640 0 6091499984640

Nënkryetari Luan Rama u përfol se gjatë fushatës mund të sabotonte LSI-në dhe të kalonte te PS.

spot_img

Më shumë

spot_img