Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Mos qaj se jeni të pafajshëm, keni shpëtuar 55 jetë”, familjarët e 5 rojeve bregdetare të përlotur në Gjykatë, akuzohen se ndihmuan skafistët e sirianëve (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5 rojet bregdetare të arrestuar dje nga Policia e Vlorës për një operacion të ndodhur 4 muaj më parë, kanë dalë sot para Gjykatës. Ata akuzohen se teksa kanë shpëtuar 55 emigrantët sirianë që rrezikonin të mbyteshin në dte, kanë ndihmuar skafistët të arratiseshin.

Sot, në dyert e godinës së togave të zeza të Vlorës kanë mbërritur dhe familjarët e të arrestuarëve, të cilët i kanë quajtur të afërmit e tyre heronj pasi kanë shpëtuar 55 jetë. Gjykata ka dhënë për të pestë masën e sigurisë “Arrest me burg”.

“Mos qaj se jeni të pafajshëm, keni shpëtuar 55 jetë njerëzish”, iu drejtua nëna një prej rojeve të arrestuara. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga neësbomb.al, familjarët iu kërkojnë rojeve që të mos kenë frikë pasi janë të pafajshëm.

“Kanë shpëtuar 55 jetë njerëzish kanë qenë në krye të detyrës, qeveria të merret me skafistat kriminelët të mos merret me njerëz të ndershëm. Djali im ka qenë me forcat e NATO-s, se lanë të zbriste në tokë të shplodhej por e morën e futën në burg. Ku ishte policia kufitare pse s’vajti ti merrte skafistët.

Ishin 5 veta me 55 veta, mbrojtën fëmijët që qanin ulërinin të djegur, të përcëlluar. Djali im ishte ushtar. Me këtë që po shikoj drejtësia nuk ka djali im të merret si kriminel, djali im s’ka bërë asgjë. Krimineli që i di këto gjëra ta paguajë, mbrojmë kriminelët dënojmë njerëz të ndershëm”,tha Drita Breshani, nëna e një prej të arrestuarëve.


Ndërkohë, një prej rojeve, Sejfulla Beja është shprehur se ata janë të pafajshëm dhe nuk kanë lejuar të ndodhte tragjedia me 55 emigrantët sirinaë.

“Jemi të pafajshëm, shpëtuan 55 jetë njerëzish, nuk lejuam të ndodhte tragjedia. Në 9 janar të 2004 28 veta vdiqën, për shpërdorim detyre na akuzojnë, po për çfarë shpërdorimi detyre. Nuk kemi shpërdoruar detyrën, ne kemi bërë detyrën”, është shprehur Sejfulla Bejaj.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img