Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Mos përdor gjuhën e Bashës”, Spiropali kapet me gazetarin dhe i kërkon “nder” moderatores: Do ndërrojnë njerëzit kanalin nëse...

Shkruar nga Newsbomb
“Mos përdor gjuhën e Bashës”, Spiropali kapet me

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është përfshirë në një debat me gazetarin Enton Abilekaj në studion e “Open”. 

Gazetari po kritikonte qeverinë ndërsa ministrja i kërkoi të mos përdorë gjuhën e Bashës, i cili kishte hallin e zgjedhjeve dhe karriges së tij.

Kur Abilekaj akuzoi për shpërdorim fondesh tërmeti, Spiropali i kërkoi moderatores Enis Vasili që të ndryshohet linja e diskursit, sepse ndryshe teleshikuesit do të ndërron kanalin.

Spiropali: Mos përdor gjuhën e Lulzim Bashës që kishte hall 25 prillin, ti s’ke asnjë hall

Abilekaj: Halli im është...

Spiropali: Ju nuk mund të quani vjedhje asgjë, edhe opozita e ka pranuar rezultatin ata e kanë pranuar që do të jenë në parlament. Sot edhe Hollanda që është një nga vendet më skeptike na mbështeti dhe na dha dritën jeshile.

Abilekaj: Këta sjanë të qetë sepse e dinë çfarë kanë bërë, nuk e kanë besimin e njerëzve.

Spiropali: Ne jemi mëse të qetë nuk kemi asgjë që na shqetëson.

Abilekaj: Keni dhenë para tërmeti kot, u keni dhënë atyre që kanë pasur gërvishtje lekë sikur u është prishur shtëpia.

Spiropali: Unë nuk e kuptoj si flet kështu, duhet të ndryshojmë linjë sepse do mërziten shikuesit do ndërrojnë kanalin.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll