Hapësire reklamuese

Rajoni

“Mos na vini ultimatume për anëtarësimin e RMV në BE”, presidenti bullgar i prerë: E keni të kotë

Shkruar nga Newsbomb
“Mos na vini ultimatume për anëtarësimin e RMV në

Presidenti bullgar Rumen Radev ka thënë se vendi i tij nuk do të pranojë asnjë ultimatum në bisedimet midis Shkupit dhe Brukselit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

Në një prononcim për gazetarët, Radev tha se është e pavend që t’i jepen ultimatum Bullgarisë.

 “Është jashtëzakonisht e pavend dhe e kotë t’i jepen ultimatume Bullgarisë,” tha ai.

Osmani u shpreh se deri në qershor, pra deri në fund të presidencës franceze të BE-së ekziston mundësia e zhvillimit të marrëdhënieve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ai tha se për të hequr veton e vendosur ndaj Maqedonisë së Veriut duhet të plotësohen kushtet.

Presidenti bullgar foli gjithashtu për presion të jashtëm, siç e quajti ai ndaj Bullgarisë dhe akuzoi Maqedoninë e Veriut për “shkelje të të drejtave të njeriut” nga bullgarët etnikë, “shkelje të kritereve të Kopenhagës dhe gjuhë të urrejtjes”.

Sipas kritereve të Kopenhagës, shtetet anëtare duhet të plotësojnë disa kushte nëse duan të anëtarësohen në Bashkimin Europian , siç është ekzistenca e institucioneve për ruajtjen e qeverisjes demokratike dhe të drejtave të njeriut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu