Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
49 %
3.6kmh
0 %
Mër
31 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
35 °
Die
34 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Mos na refuzoni shtëpinë tonë”, emigrantët shqiptarë në Greqi organizojnë protestë për hapjen e kufijve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komiteti shqiptar në Greqi ka njoftuar se sot do të mbajnë një protestë paqësore në sheshin “Sintagma” për hapjen e kufijëve.

Bëhet me dije se protesta do të mbahet në orën 18:00. Komiteti shqiptar në Greqi shprehet se kërkojnë të drejtën e tyre, dhe ngrejnë pyetjen përse Greqia i ka të hapura kufijtë me shtetet e tjera, ndërsa me Shqipërinë jo.

Kjo protestë vjen në një kohë kur qeveria greke ka marrë vendimin që deri më 14 qershor të mbajë të mbyllur kufirin me Shqipërinë për shkak të pandemisë, por në fakt Shqipëria paraqitet në një situatë të mirë epidemiologjike, pasi numrat e të infektuarve janë ulur në numra minimale.

Postimi i plotë i Komitetit shqiptar në Greqi:

Protestë paqësore në Sintagma për hapjen e kufijve: 08/06/2021, ora 18:00

Hapni  tani doganat!

Mos na refuzoni shtëpinë tonë!

Edhe një herë tjetër si emigrantë shqiptarë dhe qytetarë të Greqisë ndjejmë nevojën kaq shumë të kemi një Zë të lartë, të fuqishëm dhe të fortë…!

Përse qeveria greke mban mbyllur kufirin me Shqipërinë dhe ka kufizuar në mënyrë asfiktike numrin e hyrjes në Greqi, ndërkohë që me shtetet e tjera ndodh  krejtësisht e kundërta?

Përse ky dallim të bëhet vetëm me shqiptarët dhe i detyron ata të gjejnë zgjidhje të tjera?

Përse në këtë moment kur kufizimi i hyrjeve ndëshkon edhe vetë fermerët grekë të cilët janë në pritje të mijëra punëtorëve të kualifikuar sezonalë që vijnë nga Shqipëria?

Përse ky dallim edhe ndaj minoritarëve grekë ?

Përse duhet të “ndëshkohen” me mijëra biznese nga të dy anët e kufirit të cilët kontribuojnë në ekonominë e vendit?

Ju bëjmë thirrje të gjithëve pa përjashtim dhe dallim, të mblidhemi më 8/06/2021 në sheshin “Sintagma” të kërkojmë të drejtat tona në mënyrë Demokratike në një protestë Paqësore.

Të dëgjohet zëri ynë nga qeveria greke, të cilës ne i bëjmë thirrje të rishikojë qasjen e padrejtë ndaj nesh, qytetarëve të saj, pasi vazhdon me penalizmin duke mbajtur mbyllur pikat doganore dhe kështu na privohet një e drejtë themeltare  për të udhëtuar drejt  vendlindjes dhe anasjelltas në vendin ku kemi zgjedhur të jetojmë dhe  ndërtuar jetën tonë, Greqi!

I bëjmë thirrje çdo qytetari, bashkatdhetari, intelektuali, organizate, shoqate etj, të organizohemi dhe të protestojmë në mënyrë demokratike, pasi nga qeveria shqiptare nuk kemi patur asnjëherë mbështetje!

Mos mungoj askush, të gjithë së bashku më 8/06/2021 në sheshin “Sintagma”! 18:00

Grupi organizator

Tel: +30 693 692 5157

Tel: +30 690 754 1526

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img