Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
2.1kmh
0 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
31 °
Sht
36 °
Die
36 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

“Mos më thërrisni ajo”, aktori transgjinor Elliot Page poston foton e parë si mashkull, ja si duket pasi hoqi gjoksin

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Aktori transgjinor, Elliot Page para disa kohësh iu nënshtrua një operacioni, për të hequr indet e gjirit, në mënyrë që të përfitonte një pamje vërtet mashkullore. 

Së fundmi Page ka publikuar në rrjete sociale një foto, ku shfaqet pa bluzë pranë pishinës për të treguar ndryshimin në trupin e tij.

Në foton e postuar nga vetë ai, aktori duket mjaft i qeshur, ku i bien në sy muskujt e barkut që i nxjerrin në pah format e trupit mashkullore.

Disa muaj më parë aktori kishte deklaruar hapur se është transgjinor, duke iu kërkuar të gjithëve që ti thërrasin “ai” dhe jo “ajo”. 

Në një intervistë me revistën “Time” në mars, Elliot Page tha që kur ishte fëmijë, ai “ndjehej si një djalë” dhe kurrë nuk mund ta “njihte” veten e tij si femër.

“Për një kohë të gjatë nuk mund të shikoja as një foto të vetvetes”, tha aktori.

“Unë kisha shumë kohë vetë për t’u përqendruar vërtet në gjëra që unë mendoj, në shumë mënyra, në mënyrë të pavetëdijshme, po i shmanga. Më në fund isha në gjendje të përqafoja të qenit transgjinor dhe të lejoja veten të bëhesha plotësisht ky që jam”, tha Elliot Page.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img