Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
2.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

“Mos ma ngri tonin se jam qytetare amerikane, thirra ambasadën”, pronarja e hotelit kërcënon drejtorin e Policisë; Shefi: Të kemi liruar aq hapësirë sa ke me ligj (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia ka nisur sot një operacion i quajtur “Bregdeti ynë” në kuadër të të cilit ka nisur lirimi i vijës bregdetare nga Velipoja në Ksamil. Në këtë detyrë, efektivët janë “përplasur” si me pronarët e hoteleve që kanë zaptuar hapësirat për shezlongë pa leje, por dhe me qytetarët që kishin paguar paratë dhe po pushonin.

Një rast i tillë është regjistruar dhe në Velipojë, ku pronarja e një hoteli ka debatuar me shefin e Policisë, e madje e ka kërcënuar atë, me pretendimin se ishte qytetare amerikane dhe askush nuk duhet t’i fliste me ton të ngritur zëri.

“Jam qytetare amerikane unë nuk duhet me ma ngrit zonin se thirra direkt ambasadën”, i ka thënë pronarja e hotelit me arrogancë shefit të Policisë. Ndërkohë që ky i fundit, ia ka bërë të qartë se ai nuk merrej me lejet e plazhit, por me lirimin e hapësirave që pornarët kanë përfituar për vendosjen e shezlongëve dhe çadrave, sipas aplikimit që kanë bërë në e-Albania.

Video nga Fax News

Më shumë

spot_img
spot_img