Këngëtari i njohur amerikan Kanye West vijon të shkaktojë polemika, pak ditë pas eventit të modës ku u shfaq i veshur me një bluzë ku shkruhej “Jeta e të bardhëve ka rëndësi”, në një referencë ndaj lëvizjes “Black Lives Matter”.
Së fundmi, West ka bërë disa postime të njëpasnjëshme në rrjetet sociale ku ka paralajmëruar hebrenjtë “të mos luajnë” me të dhe “me ata që dalin kundër agjendës së tyre (hebrenjve)”.
“Ju djema keni luajtur me mua dhe jeni përpjekur të injoroni këdo [që] kundërshton agjendën tuaj”, shkroi këngëtari, duke shtuar se ai nuk është antisemit, pasi njerëzit me ngjyrë janë hebrenj.
Teksa postoi një artikull të Forbes, se si West ishte penalizuar nga Instagrami për të mos postuar aty, reperi shtoi akuzat ndaj hebrenjve.
“Kush mendoni se krijoi kulturën e anulimit?”, shkroi në Twitter, ndërsa pa kaluar shumë kohë edhe këto postime iu fshinë nga stafi i Twitter.
West më pas kritikoi Mark Zuckerberg, i cili është një hebre me origjinë, duke postuar një foto krah tij, tejsa shkruante se dikur e kishte mik.
West beson një teori kontraverse, sipas të cilës njerëzit me ngjyrë janë hebrenjtë e vërtetë të Afrikës, ndërsa hebrenjtë e ditëve të sotme hebrenj të rremë.
Ai gjithashtu hodhi akuza ndaj Jared Kushner i cili po ashtu është hebre, duke thënë se negociatat për paqe në Lindjen e Mesme i bëri vetëm për përfitime personale.