Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Mos ik-Qëndro-Vepro!” Gazetari prezanton lëvizjen më të re politike: Të frenojmë largimin masiv të shqiptarëve

Shkruar nga Newsbomb
“Mos ik-Qëndro-Vepro!” Gazetari prezanton lëvizjen më

Gazetari dhe analisti, Mentor Kikia,  ka prezantuar ditën e sotme lëvizjen më të re politike e cila quhet “Mos ik-Qëndro-Vepro”.

Përmes një postimi në “Facebook” gazetari Kikia bën me dije se një grup qytetarësh, pjesë e grupimit “Alternativa Civile” kanë nisur këtë lëvizje me qëllim parandalimin e largimit masiv të shqiptarëve, veçanërisht të rinjve, nga Shqipëria.

“Ne u bashkuam me qëllimin  e vetëm, të përpiqemi të frenojmë rrokullisjen e shoqërisë tonë në një tatëpjetë fatale”, shkruan Kikia.

Gazetari thekson se do të punojnë dhe do të përpiqen që t’i japin kësaj lëvizje sa më shumë zë, nëpër media apo duke takuar edhe qytetarët drejtpërdrejt, për t’i bindur ata të qëndrojnë në vendin e tyre dhe të punojnë për ta ndryshuar këtë realitet të hidhur që prej kohësh Shqipëria është duke e vuajtur.

Nën motot “Nëse bashkia në qytetin tënd nuk punon mirë, mos braktis ti qytetin, por kërkoji llogari bashkisë!”; “Nëse qeveria jote nuk punon mirë, mos ik ti nga vendi, por kërkoi llogari qeverisë!”;  Nëse elita politike e vendit tënd është e korruptuar dhe të ka vrarë shpresën, mos ik ti, por bëj që të ikin ata” ; Kikia ka kërkuar mbështetjen e të gjithë qytetarëve që të bashkohen me këtë fushatë.

Postimi i plotë:

Merr udhë Lëvizja “Mos ik - Qëndro - Vepro”!

Një grup grash dhe burrash, pjesë e grupimit qytetar “Alternativa Civile”, nisën lëvizjen “Mos ik - Qëndro - Vepro”, një përpjekje për të ndikuar në frenimin e largimit masiv të shqiptarëve, veçanërisht të rinjve.

Kriza ekonomike, sociale dhe politike që po thellohet, ka si shkak edhe largimin e risië, fuqisë punëtore dhe konsumatore dhe plakjen e shpejtë të popullsisë(1/4 e popullisë sot është e moshuar).

Ne u bashkuam me qëllimin  e vetëm, të përpiqemi të frenojmë rrokullisjen e shoqërisë tonë në një tatëpjetë fatale.

Ne do të punojmë në rrjet, media dhe takime të drejtëpërdrejta, për ti bindur qytetarët shqiptarë jo thjeshtë të mos ikin, por të punjnë për ta ndryshuar realitetin e tyre.

Motoja e kësaj fushate është:

Nëse bashkia në qytetin tënd nuk punon mirë, mos braktis ti qytetin, por kërkoji llogari bashkisë!

Nëse qeveria jote nuk punon mirë, mos ik ti nga vendi, por kërkoi llogari qeverisë!

Nëse elita politike e vendit tënd është e korruptuar dhe të ka vrarë shpresën, mos ik ti, por bëj që të ikin ata.

Të dashur miq, ne kërkojmë mbështetjen e gjithkujt në këtë fushatë.

Ne kërkojmë vullnetarë nga qytete të ndryshme që të bashkohen me këtë fushatë.

Shpërndaje edhe ti këtë mesazh.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese