Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
41 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

‘Mos i kalo caqet, mos bëj të fortin’, Basha mesazh Ramës: Do lutesh të kesh fatin e Nikolla Gruevskit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD, Lulzim Basha është duke zhvilluar këto momente një takim me gazetarët në selinë blu. Teksa komentoi konferencën e sotme të kryeministrit Edi Rama, Basha bëri një paralajmërim.

Mes të tjerash kryedemokrati i bëri thirrje Ramës të mos kalojë caqet dhe në rastin më të mirë do të lutet të ketë fatin e ish kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i cili u arratis nga vendi i tij dhe përfitoi azil politik në Hungari. 

“Për gazin që helmoi gjysmën e Tiranës u pa qartë se sa i shkëputur është nga realiteti ky sundimtar që e shikon gjithë këtë ngjarje të shpaloset si një film nga vila e tij në Surrel. Ky ka dy mënyra herë bën gaztorin dhe herë të fortin e lagjes. Është e qartë se kështu nuk mund të vazhdohet më, beteja që kemi nisur së bashku nuk është betejë për pushtet dhe as sfidë personale sepse sfidën personale e kam fituar. Edi Ramën e ka mundur lodhja, pushteti dhe varfëria e popullit, hajnia dhe arroganca. Sot unë dh PD jemi nisur për të rikthyer normalitetin në vend. Megjithatë, sot orë pas dramës së mbrëmshme, dua ti bëj një paralajmërim të qartë, kreut të kësaj mos i kalo caqet, mos bëj të fortin. Harroje se do të marrësh dhe do të mbash pushtet me dhunë në rastin më të mirë do të lutesh të kesh fatin e Nikolla Gruevskit”, tha Basha.  

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img