Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mos harroni çadrat nesër! Priten reshje shiu dhe breshër

Shkruar nga Newsbomb
Mos harroni çadrat nesër! Priten reshje shiu dhe breshër

Ditën e nesërme vendi ynë do të përfshihet nga reshje shiu dhe vranësira dri në orët e mesditës. Në momente të caktuara priten reshje në formën e rrebesheve dhe breshër.  

Për ditën e nesërme pritet një përkeqësim i kushteve atmosferime mbi vendin tonë ndikuar nga depërtimi i masave ajrore më të freskëta dhe të lagështa me origjinë verilindore.

Deri në orët e mesditës moti parashikohet me kthjellime e vranësira kalimtare. Më pas shtim vranësirash mesatare deri të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar duke filluar nga zona e veriut për tu shtrirë më pas edhe në pjesën tjetër të territorit.

Hera-herës dhe në periudha afatshkrtra reshjet me intensitet deri të lart në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore dhe kryesisht orët e mbrëmjes era intensive dhe shpejtësi deri në 13-17m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 12 deri 24°C në zona e ulëta 12 deri 29°C në zona bregdetare 14 deri 27°C

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu