Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mos-hapja e negociatave, Palmer: I zhgënjyer me vendimin e KE, boshllëkun mund ta mbushin Rusia dhe Kina

Shkruar nga Newsbomb
I dërguari i Posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer

I dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka deklaruar se vendimi i KE për të mos hapur negociatat për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ishte zhgënjyes.

Gjatë një seance të Komisionit të Jashtëm të Senatit, Palmer u shpreh se ishte i zhgënjyer për mbylljen e derës ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugëtimin e tyre evropian.

‘Ne jemi thellësisht të zhgënjyer me dështimin e vendeve anëtare të BE-së për të miratuar hapjen e negociatave për anëtarësimin e me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë javën e kaluar në Bruksel.

Megjithëse ne nuk jemi anëtarë të BE-së, jemi dakord me vlerësimin e Komisionit Evropian se të dyja vendet kanë bërë përparim të konsiderueshëm në reforma’, ka thënë Palmer.

Zyrtari amerikan shtoi se vendimi i fundit rrezikon uljen e besueshmërisë te Bashkimi Europian dhe krijon një terren të gatshëm që vende si Kina dhe Rusia mund ta shfrytëzojnë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.