Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Mos hapja e negociatave, Kurti në Samitin e Prespës: Duhen kryer detyrat e shtëpisë!

Shkruar nga Newsbomb
Mos hapja e negociatave, Kurti në Samitin e Prespës: Duhen kryer

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës së tij në Samitin e Prespës tha se Republika e Kosovës e ndan zhgënjimin me vendimin e Bashkimit Evropian për mos hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Sipas tij ky është një mesazh dekurujues për rajonin, edhe për Kosovën, si një vend të cilit i është mohuar liberalizimi i vizave.

“Republika e Kosovës e ndan zhgënjimin me vendimin e BE-së për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut. Si vend që na është mohuar liberalizimin i vizave e kuptojmë zhgënjimin tuaj. BE-ja është e ngadaltë, i mungon uniteti, por megjithatë është shpresa jonë më e mirë dhe  alternativa e vetme që e kemi. Ne i takojmë këtij rajoni. Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe jemi shtete fqinje të shteteve të BE-së”, tha ai.

Ndër të tjera, Kurti tha se nuk duhet akuzuar vetëm BE pasi dhe vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor kanë shumë probleme dhe duhet që të bëjnë “detyrat e shtëpisë”.

Teksa, doli kundër “minishengenit rajonal”, ai e cilësoi atë si  një ide pa vizion për rajonin, duke ia atribuar Serbisë këtë projekt.

“Një pjesë e madhe e përgjegjësisë qëndron tek BE, por edhe ne duhet që t’i kryejmë detyrat e shtëpisë. Edhe ideja e Novi Sadit për ‘Mini Schengenin’, një iniciativë që nuk ka vizion për rajonin, dhe që Republika e Kosovës e kundërshton ashpër, si e tillë duhet të flaket tutje. Pakënaqësia me BE-në nuk duhet të instrumentalizohet nga vendet që nuk e duan NATO-në dhe që e favorizojnë Rusinë”, shtoi Kurti.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll