Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
24 %
1kmh
0 %
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
37 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Mos-hapja e negociatave, kryenegociatori Mazi: BE s’ka kundërshtime për ne, i kemi plotësuar kushtet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryenegociatori i Shqipërisë për negociatat me BE-në, Zef Mazi i ftuar në studion e “Log” u shpreh se kushtet u plotësuan dhe vendet e BE-së e pranuan Tiranën, por data për konferencën e parë ndërqeveritare u shty për shkak të konfliktit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë.

“Për Shqipërinë për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare nuk ka asnjë kundërshtim më. Janë elementë më kompleks sesa marrëdhëniet Shqipëri-union. Ne kemi dy shtete, që kanë një konflikt mes tyre dhe mendohet që kjo mos marrëveshje duhet të zgjidhet sa më parë”, tha ai.

Brukseli vendosi që të mos hapte negociatat me Shqipërinë për shkak të vetos bullgare, që bllokoi Maqedoninë e Veriut dhe për këtë arsye e pësoi edhe Shqipëria. Kjo pasi vendet e BE-së vendosën që të mos ketë ndarje mes dy vendeve për të avancuar në procesin e integrimit.

Por a u plotësuan kushtet që unioni kishte vendosur për Shqipërinë? Mazi thotë se janë plotësuar të gjitha, madje sqaron se veyëm 4 kushte janë, ndërsa të tjerat janë kërkesa.

“Janë plotësuar të gjitha. Nuk janë 15 kushte, 15 kërkesa nga të cilat 4 janë kushte. Ka dy faza plotësimi, i elementëve që i kam ndjekur personalisht çdo muaj në Bruksel te vendet anëtare të unionit. Në një periudhë të korrikut që vitit që shkoi dhe marsit të këtij viti janë bërë 10 përditësime të plotësimit të kërkesave”.

Më shumë

spot_img
spot_img