Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
53 %
3.1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Mos hapja e kufijve nga BE, eksperti i ekonomisë: Qeveria hesht sepse është një dështim i drejtpërdrejt i saj

spot_img

Lajme të ngjashëm

d25eed37d564e0ecfbafb915c6dfaf6a

Eksperti i Ekonomisë Dritan Shano ka folur për situatën e Covid ku thekson se qeveria hesht për mos hapjen e kufijve nga BE për shkak të pandemisë, pasi sipas tij është një dështim komplet i saj.

“Qeveria është e lumtur të mos flasë për këtë gjë sepse është një dështim i drejtpërdrejt i saj. Është një gjë që ajo nuk e prek se shpreh vështirësinë e madhe ekonomikë që ndodhet vendi dhe ka të bëjë me dështimin e saj në politikën e jashtme. Ka të bëjë me të gjithë këto çalime të mëdha në këtë ditë halli nga ana e qeverisë”, u shpreh ai për Abc News.

Për Shanon sot në vend nuk ka ekonomi tregu, ndërsa shton se pagat e luftës nuk janë asgjë.

“Sot nuk ka ekonomi tregu. Qeveria është edhe kërkesa edhe oferta. Qeveria është në një filozofi që deputeti Mima e ka shprehur, Kap ca të kapësh. Është një injorim total i situatës ku ndodhet vendi. Pagat e luftës nuk janë asgjë. Janë një mizerje, janë 5.5 euro në ditë. Jemi në lojën e një situate ku ti he hetuesi dhe qeveria është krimineli dhe mohon çdo gjë. Çdo kush nga ne ka të drejtë të pyesë ku do i çojë këto para. Nëse nuk i çon te problemet, për çfarë i do? Dëgjohet propaganda. Ne nuk e dimë edhe sa borxh tjetër do marrë qeveria deri në fund të vitit.  

“Këtu ka një luftë të egër për çdo centimetër katror në qendër të Tiranës. Kjo qeveri nuk do ikë në shtëpi pa lënë peng buxhetin e shtetit në duart e të zgjedhurve të saj. Është një koncetrim i madh i parsh së shqiptarëve në duart e pak njerëzve. Ka një betejë të egër në jugun e Shqipërisë. Kjo qeveri do doemos që atë perlë të zotit ta zotërojë 4-5 veta”, shtoi ai.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img