Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
40 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
18 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

“Mos hani bar për hir të një personi”, Berisha i kthehet Yuri Kimit: Barin mbaje për vete ose çoja Ramës. Kërko FALJE publike!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka folur sot për gazetaren Beti Njuma, lidhur me deklaratat që bëri më herët po sot, ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Deputeti i zgjedhur i PD në qarkun e Tiranës tha se vetëm zgjedhësit shqiptarë mund të vendosin se kush do të jetë në parlament, dhe jo ambasadorët, sjelljen e të cilëve ai i konsideron si të guvernatorëve.

Berisha e konsideron fyrje deklaratën e Kim e cila tha “Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu”.

Duke i apeluar ambasadores që të kërkojë falje publike, Berisha ia ktheu duke i thënë se barin ta mbajë vetë ose t’ja çojë Ramës.

Pyetje: Përse u përshkallëzua marrëdhënia juaj me SHBA, deri në këtë deklaratë që bëri sot zonja Kim?

Berisha: Sepse siç thotë vetë DASH burimet e informacionit Blinken i ka nga NGO lokale, rajonale dhe kombëtare të sponsorizuara nga Soros. Unë qendroj në të drejtën time duke mbrojtur dinjitetim tim dhe të gjithë atyre që kanë votuar nga 1991 deri më sot. I rikujtoj zonjës atë shprehjen e barit e ke nga shokët socialistë. Ose ta mbani vetë se shqiptarët nuk janë as bar ngrënës as partia e barit nuk është PD. Dhe ofendime të tilla publike për një ambasadore janë jo të denja dhe mendoj se duhet t’i kërkojë ndjesë publike demokratëve dhe shqiptarëve. Barin t’ja çojë Edi Ramës si ai pëlqen fort një lloj bari dhe ta mbaj atë me bar.

PD është forcë sovrane dhe vendi ynë po ashtu. Askush nuk ka të drejtë përveç zgjedhësve të vendosë se kush do të jetë në parlament. Ai është sulm i hapur politik. Nëse keni argumente, SHBA është miku ynë më i madh. Jam i gatshëm të marr çdo vendim nëse paraqitet një fakt i vetëm që unë kam përdorur fondet publike për të pasuruar veten time apo bashkëshorten time që ka 14 vjet që punon pa rrogë për autikët apo fëmijët e mi që kanë 8 vjet që kontrollohen nga zyrtarët e Ramës. Nuk ka asnjë fakt që ta dokumentojë. I jam drejtuar gjyjatës dhe shpresoj të japë vendimin për shpifje.

Padiskutim që deklarat e Yuri Kim është sinkron me atë të DASH, por nuk besoj që DASH i ka thënë të thotë frazën e barit, është frazë e diktatorit kjo. E shokëve të PS.   

Më shumë

spot_img