
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili i është përgjigjur deklaratës së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila tha sot në Kuvend se “Askush nga politikanët të mos guxojë t’i prekë mjekët dhe infermierët dhe të fyejë dinjitetin e tyre dhe të dalë të bëjë politikë me pandeminë”.
Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama, si i vetmi politikan që ka fyer rëndë mjekët dhë i bën thirrje Manastirliut që të merret fillimisht me Ramën.
Ish-kryetari i LSI shkruan se Rama i ka fyer publikisht dhe rëndë edhe individualisht mjekët, duke i përmendur me emra.