Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mos është e nxira pasojë e COVID? Veliaj përgjigjet pas ‘furtunës’ në rrjet

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i Bashkisë së Tiranës një ditë më parë dha lajmin se kishte arritur të fitonte betejën me koronavirus, se bashku me bashkëshorten dhe djalin.

Veliaj u shfaq i nxirë në fytyrë dhe kjo ka mjaftuar për të ‘plasur furtuna’ në rrjetet sociale, ku të gjithë ishin kuriozë se ku ishte nxirë në një kohë që qëndronte në karantinë.

Gjatë një interviste për ‘Top Channel’ ai është pyetur nga gazetari Muhamed Veliu lidhur me këtë.

“Pse jeni nxirë ka një kuriozitet nga qytetarët, mos është e nxira pasojë e Covid-19?” e ka pyetur gazetari.

Ndërsa kryebashkiaku është përgjigjur se ka qëndruar në ballkon dhe ka lexuar libra gjatë 2 jave e gjysmë që ka qëndruar në karantinë.

“Jo nuk është një nga simptomat, kur ke 2 javë e gjysmë në shtëpi, ballkoni, ka qenë një lloj ajrosje pasi Covid është një lloj ‘arrest shtëpie’ dhe e vetmja mundësi për ajrosje është të dalësh në ballkon  të lexosh libra”, tha Veliaj

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.