Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Mos e prek me dorë!” deputetët e opozitës përplasen me Gardën

Shkruar nga Newsbomb
“Mos e prek me dorë!” deputetët e opozitës

Sot në orën 10:00 pritet të nisë seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Mirëpo, siç ka ndodhur rëndomtë kohët e fundit, një pjesë e deputetëve opozitarë nuk kanë lejuar zhvillimin normal të seancave plenare.

Për pasojë punonjësit e Gardës po ushtronin kontroll ndaj tyre para se të futeshin brenda ambienteve të sallës, duke bërë që deputetët e PD të shpërthejnë në fyerje dhe përplasje fizike.

Në një moment Flamur Noka provokon Gadën duke thënë se në xhep kishte flakadanë.

"Ik er pridhu mos mu afro. Ik er pridhu, do më tregosh ti mua," dëgjohet t'i thotë Noka një prej gardistëve. Më pas Gazment Bardhi i del në mbrojtje duke "e urdhëruar" të mos e prek me dore kolegun e tij demokrat.

Nga ana tjetër Albana Vokshi akuzon Gardën se i ka kontrolluar dhe çantën. “Turp, kontrolloni dhe çantat e grave!”, tha ajo e revoltuar.

Këtë të hënë, në Kuvend do të zhvillohet seanca për çështjet e zgjedhësve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese