Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Mos e ngri zërin”, Andi Bushati përplaset me Ramën. Kryeministri i kthehet keq: Je trim i madh kur merr penën e hap gojën, por në syrin tim mos...

Shkruar nga Newsbomb
Analisti Andi Bushati - Kryeministri Rama

Kryeministri Rama dhe analisti Andi Bushati kanë debatuar ashpër mbrëmjen e sotme në emisionin e Eni Vasilit, duke kaluar dhe në fyerje personale.

Ka qenë fillimisht Bushati që i ka kërkuar Ramës të mos i ngrinte zërin dhe të qetësohej, ndërsa kryeminstri i është kthyer ashpër duke e akuzuar për për shpifje. “Për turpin tënd dhe profesionin që ke, ti fjalën vjedhje e ke në majë të gjuhës, sa herë që flet”, i tha Rama analistit.

DEBATI:

Bushati: Jo këtu këtu, mos ngri zërin

Rama: Ti do thuash që unë po vjedh shqiptarët

Bushati: Këtu këtu, mbaje zërin qetë?

Rama: E bën këtë si trimi i madh që je kur merr penën dhe hap gojën, po në sytë e mi nuk e bën dot

Bushati: Atëherë unë po e lë se s’keni përgjigje. Kam ardhur këtu për t’ju respektuar

Rama: Ja ky je ti, fiks

Bushati: Nëse keni përgjigje thuaji

Rama: Dhe ti do u japësh përgjigje njerëzve?!

Bushati: Nuk kemi aq afërsi sa ti rejtohemi njëri tjetrit me ti

Rama: Për turpin tënd dhe profesionin që ke, ti fjalën vjedhje e ke në majë të gjuhës, sa herë që flet

Ti ju-në time nuk e meriton

Bushati: Jo shumësi është çështje edukate dhe jo personale

Rama: Ti në mënyrë të përsëritur shpif, shan dhe akuzon por në syrin tim jo

Bushati: Juve nuk po jepni përgjigje

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu