Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga Ujëvara e Selcës në Shkodër, për të cilën thotë se është një destinacion turistik në veri që nuk duhet duhet lënë pa vizituar.
Përveç kësaj , në veri të vendit mund të vizitohen lehtë edhe pika të tjera turistike si: Tamarë, Vermosh, Lëpushë.
“Ujëvara e Selcës, në fshatin me po të njëjtin emër në Shkodër, është një tjetër destinacion magjik i veriut të vendit tonë që nuk duhet lënë pa e vizituar, tashmë e aksesueshme përmes rrugës panaromike që të fton të vizitosh pikat më të bukura turistike në veri si Tamarë, Vermosh, Lëpushë”, shkruan Rama në foton e publikuar në facebook.


