Tirana
moderate rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
3.1kmh
100 %
Hën
18 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
21 °
Pre
27 °
E hënë, 26 Shtator, 2022

“Mos bini pre e provokimeve”, Balla ‘i prerë’ nga Librazhdi: Një parti politike merr armët kundër popullit të vet, dhuna nxitet nga Ilir Meta

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ishte në një takim ditën e sotme me banorët e fshatit Dardhë në Librazhd, ku komentoi ngjarjen djeshme të Elbasanit dhe e cilësoi si një akt të dënueshëm vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e 4 personave të tjerë mes tyre edhe efektiven e policisë Xhensila Soto.

Balla tha se ngjarja e rëndë sipas tij është përshkallëzimi i një dhune të përditshme të nxitur nga presidenti i vendit Ilir Meta.

Më tej ai bëri thirrje që askush të mos bjerë pre e provokimeve.

“Dje në Elbasan ndodhi nje ngjarje tepër e rëndë dhe është një akti i dënueshëm ku një parti politike të marri armët kundër popullit të vet. Kjo është një përshkallëzim i një dhune të përditshme nga ana e presidentit të Republikës , por edhe nga ana e gjithë opozitës, ku padyshim policia dhe prokuroria duhet të bëjë punën e vet. Por thirrja ime është që askush të mos bjerë pre provokimeve sepse është e papranueshme që në vitin 2021 të përdoren armët ashtu sikurse ka ndodhur në këtë parti këto 30 vite. Ngjarja e djeshme nuk ka asnjë ndryshim nga ajo e 25 janarit. Këto janë veprimet e fundit për të shkaktuar rrëmujë, por me 25 prill Shqipëria dhe PS do të fitojë zgjedhjet”, u shpreh Balla.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img